Aksident në Shkup, shoferi me “Audi” godet një këmbësor të mitur – pëson lëndime të rënda
Një këmbësor i mitur ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur të dielën, më 27 shtator, në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Slavej Planina”, ku janë përfshirë një veturë e tipit “Audi”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 25-vjeçar me inicialet B.S., dhe një këmbësor i mitur nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në Qendrën Urgjente të kompleksit klinik “Nënë Tereza”, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Për rastin është njoftuar prokurori publik. Me udhëzimet e tij, automjeti është sekuestruar, ndërsa ndaj shoferit dyshohet se është kryer vepër penale sipas nenit 297-a.
Policia bën të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.