Selakoviç: ”Kosova” të bashkohet me Kombet e Bashkuara pa e njohur Serbia

“Ekzistojnë disa zgjidhje inovative për çështjen e provincës jugore, një rol të rëndësishëm për udhëheqësin e Francës.

DIVISIONI i Kosmetit, duke ua lënë serbëve dhe shqiptarëve ta zgjidhin çështjen më vete, ose duke lejuar që “Kosova” të bashkohet me Kombet e Bashkuara pa e njohur Serbia si shtet, mund të jenë elementë ose rrugë për një zgjidhje inovative për Kosovën.

Siç tha kreu i shtetit serb nga Parisi, udhëheqësi i Francës “nuk ka frikë nga gjetja e zgjidhjeve inovative”, dhe në atë rrugë, siç vlerësohet, Amerika mund të jetë aleati i tij.

I pyetur se çfarë lloj zgjidhjesh inovative për Kosovën dhe Metohinë mund të ishin, Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç tha se “vendet serioze nuk zbulojnë planet dhe taktikat e tyre në çështje të tilla”, por që bashkëpunimi i mirë në linjën Francë-SHBA është i rëndësishëm për Serbinë.

“Kjo është diçka që vetëm do të jetë në gjendje të lehtësojë situatën për Serbinë. A është dramatike, mënyra sesi dëshirojnë dhe ëndërrojnë serbët? Jo, gjërat duhet të vendosen mbi një bazë realiste”, deklaroi Selakovic për RTS.