“Rama kapi edhe rojen e Lulit”, Kryemadhi zbulon lëvizjet e fshehta të kryeministrit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zbuluar disa të fshehta të pakteve politike, teksa tha se askush nuk do më të bëjë pakt me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga intervista e Kryemadhit në RTSH:

“Kur Rama është keq thotë po bëj pakt me Bashën, kush do bëjë pak më me Ramën sot?

Edhe Meta i mban mend të gjitha paktet e Ramës e të jesh i bindur që… Megjithatë unë ia kam thënë, se Rama tentoi një vit e gjysmë të përlante opozitën e ne e dije shume mirë si përçahet, duke thënë që Basha po bën pakt me Ramën, nuk e realizoi, tentoi brenda vendit, jashtë vendit, mbi tavolina, nen tavolina, te shpia, te telefoni, te celulari te email mor dhe rojen e derës ja kapi Lul Bashës.

Ca interesi kishte? Se një front politik i përcarë i zgjat jetën” tha Kryemadhi në RTSH.