Një muaj më parë, presidenti Emmanuel Macron i bëri thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit, në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë.
“Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor”, – shtoi më tej ai.
Sakaq, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se e vetmja zgjidhje ndaj mosmarrëveshjes më Athinën, do të vinte përmes dialogut dhe negociatave, dhe se Ankaraja nuk po kërkonte aventura në rajon.
Deklarata e tij vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron, i kërkoi Ankarasë të ndërpresë kërkimet në ujërat mes Qipros dhe Greqisë, duke kërcënuar edhe më sanksione të BE.
Një deputete greke ka kritikuar Athinën për besimin e saj të plotë të Franca, duke thënë se vendi europian po mbështet kombin e tyre për interesat e tij në Mesdheun Lindor.
“Askush nuk po vjen në Greqi sepse na duan. Ata nuk po vdesin për interesat greke”, – tha Liana Kanelli, një anëtare e Parlamentit Grek për Partinë Komuniste.
Duke e quajtur bashkëpunimin e Athinës me Parisin një “gabim fatal”, Kanelli, e cila është gjithashtu një gazetare, tha se disa njerëz brohorasin në favor të Greqisë dhe Francës, por ata duhet të kujtojnë ish-Presidentin francez Giscard d’Estaing, i cili fillimisht mbështeste hyrjen e vendit të tyre në BE. Më pas deklaronte se Athina duhet të pezullohej nga blloku për politikat e saj monetare.
Duke iu referuar presidentit Erdogan, si truri strategjik pas Ankarasë që mbron interesat e vendit, Liana Kanelli e quajti Turqinë një superfuqi rajonale.