Publikohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi, kamerat kapin momentin e ‘sikletshëm’ mes Biden dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë Erdogan gjatë samitit të NATO-s u takua me presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes.

Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.\