Pas Greqisë, Franca gati të furnizojë edhe Serbinë me avionët e famshëm

Një kompani franceze e prodhimit të aeroplanëve luftarakë “Dassault Aviation” pritet t’ia shesë Serbisë 12 avionë të tipit “Rafale” në vitin 2022. Sipas mediave franceze, kompania “Dassault Aviation” i ka përcjellur me vëmendje zgjedhjet e së dielës dhe fitorja e Vuçiqit në Serbi do ta lehtësojë kompletimin e shitjes së avionëve.

Sipas La Tribune, diskutimet mes Serbisë dhe kompanisë franceze kanë qenë për 6 aeroplanë luftarakë dhe është dakorduar që numri të shkojë në 12.

Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do ta modernizonin flotën e Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe Mig 29 të cilët i ka blerë dhe i janë dhuruar nga Rusia.

Dassault Aviation i ka bërë ofertën qeverisë serbe në fillim të muajit mars.