Fero kujton një periudhë të vështirë të jetës: “Rikujtim për motivim”
Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi nga viti 2022, ku shfaqet së bashku me nënën e tij pranë një qendre rehabilitimi.
Duke rikujtuar atë periudhë, Fero shkroi: “Para katër viteve para qendrës së rehabilitimit me nënën time.”
Në një tjetër mesazh, ai shtoi: “Në gjendjen më të keqe të mundshme, rikujtim për motivim.”
Përmes këtij postimi, reperi ka ndarë një reflektim personal mbi një periudhë të vështirë të së kaluarës, duke e paraqitur atë si një kujtesë për ndryshimin dhe motivimin.
Në një periudhë të mëparshme, Fero ishte distancuar për një kohë nga muzika, duke iu përkushtuar jetës së tij private.