‘Nuk na duhen votat e kundërshtarëve’ Pandeli Majko zbulon strategjinë e Ramës si do ta fitojë PS-ja mandatin e tretë

Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko është shprehur se “pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste meriton një mandat të tretë”.

“Nuk mund të krahasohemi me qeverisjen e mëparshme, kemi mësuar nga gabimet. Kemi kaluar periudha shumë të vështira, që përfshijnë tre tërmetet dhe pandeminë dhe ia kemi dalë. Ne po përpiqemi të nxisim reflektimin e njerëzve tanë. Janë njerëzit që na kanë votuar dhe ndihen të pakënaqur, por ne themi që i pranojmë dhe fajet”, thotë Majko.

Sipas tij, synimi është që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Partinë Socialiste ata që e kanë votuar edhe para katër vitesh.

“Sikur të kemi votat që kemi pasur në zgjedhjet e fundit, jemi mbi 70 mandate”. – tha Majko i ftuar në “Top Talk”.