**QSUT ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një infermiere e Shërbimit të Psikiatrisë dëgjohet duke përdorur gjuhë fyese dhe të papërshtatshme ndaj një pacienteje.**
Pamjet, të publikuara fillimisht nga JOQ Albania, kanë shkaktuar reagime në opinionin publik për mënyrën e komunikimit të punonjëses shëndetësore me pacienten.
Pas publikimit të videos, **Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT)** bëri të ditur se ka kryer verifikimet e para dhe ka identifikuar punonjësen e përfshirë në incident.
Sipas reagimit zyrtar të institucionit, janë iniciuar menjëherë procedurat për marrjen e **masave administrative dhe disiplinore** ndaj infermieres, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
QSUT nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me masën konkrete që mund të merret ndaj punonjëses, ndërsa procedurat përkatëse vijojnë.
Per te shikuar videon ndiqe linkun me posht:
https://www.instagram.com/p/DYfJZjDNclU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again