‘Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe Kurti e Osmani, s’ka sinjal më të keq’

Fadil Hoxha, njohës i çështjeve politike ka komentuar vizitën e ambasadorit serb, Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Joe Biden, transmeton Periskopi.

Ai kujton se si aty arriti të hyjë Gjuriqi, por jo edhe zyrtarët e lartë të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

“Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Nuk ka sinjal më të keq se ky për dyshen Kurti – Osmani, që udhëheqin Kosovën. Sidomos kjo vlenë për faktin që Presidenti Biden është një mik i dëshmuar i Kosovës. Natyrisht që kur Shtëpinë e Bardhë e quan të verdhë e të kuqe kio ka pasoja.”