Media ruse në alarm: Tirana vendos tentakulat në Serbinë e Jugut

Media shtetërore ruse, e financuar nga Kremlini, Sputnik, në edicionin e saj Ballkanik ka publikuar një shkrim ku thekson se “Tirana zyrtare ka vendosur tentakulat e saj larg syve të publikut në Serbinë e Jugut”. Shkrimi i Sputnik i referohet Luginës së Preshevës me këtë emër, ku thotë se pas një kohe të gjatë influenca e Shqipërisë është rritur shumë në këtë zonë. Në titullin e saj Sputnik thekson se “Tirana ka bërë një hap të ri drejt realizimit të planit shqiptar”. Sipas medias ruse, përpjekjet nga Tirana zyrtare për të forcuar ndikimin e saj në Serbinë e Jugut janë...