Lulzim Basha i ngatërroi emrin, Florjan Binaj bën komentin epik: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj i ftuar sot në emisionin ;’Ditë e re’ komentoi gafën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ia ngatërroi emrin me ‘Flamur’.

Gjatë një konference për protestën kundër rritjes së çmimeve, Lulzim Basha tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj. Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë ‘Flamur’.

“Unë besoj se është gjendje e momentit, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Prandaj ka ngatërruar Florin me Flamurin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin”, tha Flori.

Gjatë emisionit Binaj iu bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë sot para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë.