Lavrov: Në Francë kemi ngritur edhe çështjen e Kosovës dhe BeH, ku është zgjedhur rrugë e rrezikshme

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se gjatë bisedës me ministrat e punëve të jashtme është biseduar edhe rreth situatës në Ballkan saktësisht rreth Kosovës edhe BeH.

Sipas tij, kohëve të fundit perëndimi po tenton të imponoj zgjidhje jo-legjitime, para së gjithave kur është fjala e emërimit të ashtuquajturit përfaqësues i lartë, gjë që ka ndodhur para disa muajve.

Lavrov tha se i ashtuquajturi përfaqësues është emëruar me shkelje të ashpër të procedurës që ekzistojnë në marrëveshjen paqësore të Dejtonit dhe që urdhëron pajtim të nevojshëm të tre popujve konstituiv, si dhe shkelje të ashpër të procedurave që janë të nevojshme që ai vendim të miratohet në KS të OKB-së.

“Ia tërhoqëm vërejtjen kolegëve francez se kjo është rrugë e rrezikshme që vendet perëndimore kanë zgjedhje duke pasur parasysh kërcënimet për koekzistencën mes serbëve, kroatëve edhe boshnjakëve në kuadër të një shteti”, nënvizoi ai.

Lavrov tha se ai dhe kolegu i tij Sergej Shojgu po ashtu tërhoqëm vërejtjen ministrave francez për çështjen e Kosovës, ku BE, që luan rolin e ndërmjetësuesit në bisedimet mes Beogradit edhe Prishtinës, nuk është në gjendje të përmbush vendimet që janë marr me mbështetjen e saj, mbi të gjitha fjala është për asociacionin e komunave serbe.

“Kjo është çështje parimore që iu mundëson serbëve në atë regjion të ruajnë identitetin e vetë. Çdo lëvdatë që BE në përgjithësi ka pasur sukses të siguroj një marrëveshje të tillë, mirëpo ajo se Bruksel nuk mund të detyrojë Prishtinën që të përmbushet ajo marrëveshje, flet vetë mjaftueshëm”, tha ai.

Të përkujtojmë se ministrat e punëve të jashtme edhe mbrojtjes së Rusisë Lavrov dhe Shojgu kanë zhvilluar sot bisedime në formatin “2+2” me kolegët e tyre francez ministrat Zhan-Iv Le Drian dhe Florens Parli.