Ky aplikacion është sa argëtues, aq edhe i rrezikshëm

Në korrik të një viti më parë, aplikacioni FaceApp fitoi shumë popullitet në rrjete sociale. Siç mund t’ju kujtohet, aplikacioni shndërronte fotot duke krijuar pamje të njerëzve pas shumë vitesh. Pas bujës së një viti më parë, FaceApp u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë duke shndërruar portretet nga një seks në tjetrin, pra nga mashkull në femër dhe anasjelltas. Në të tilla raste të ngjashme, askush nuk ju jep diçka falas. Pra, çfarë fshihet pas aplikacionit rus? Si shumë aplikacione të tjera, FaceApp lidhet me Facebook dhe platforma të ngjashme dhe të dhënat tuaja mund t’u jepen...