Kur Europa frikohet nga Rusia dhe Moska e qetëson

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka marrë informacion “mjaft shqetësues” për situatën në kufirin ukrainas, tha të premten një zëdhënës i KE-së, sipas një raporti që Uashingtoni ishte i shqetësuar se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës.

Dy diplomatë evropianë të paidentifikuar thanë më parë se Shtetet e Bashkuara kishin informuar aleatët evropianë në Bruksel për lëvizjen e trupave ruse pranë kufirit lindor të Ukrainës.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe informacioni që po marrim është shqetësues,” tha një zëdhënës i KE, raportoi Reuters.

Rusia i mohon akuzat

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se aleatët perëndimorë të Ukrainës kishin shtuar përpjekjet diplomatike për të paralajmëruar Rusinë që të mos niste një përshkallëzim ushtarak kundër Ukrainës.

Rusia, nga ana tjetër, ka hedhur poshtë akuzat e mediave, duke argumentuar se Moska nuk përbën kërcënim për askënd.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht se lëvizja e forcave tona të armatosura në territorin tonë nuk është shkak për shqetësim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.