Kryeministri jep informacionin e rëndësishëm, zbulon se kush e ka radhën për t’u vaksinuar

Teksa është gjendur ditën e sotme në Durrës, Kyeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë informacionin shumë të rëndësishëm për vijimin e procesit të vaksnimit masiv.

Ai bëri me dije se pas personave mbi moshën 70-vjeç, radhën për tu vaksinuar do ta kenë gratë dhe vajzat të cilat punojnë në fasoneri. Pas tyre do të vijnë të gjithë ata që punojnë në hoteleri-turizëm.

Edi Rama shtoi se ky proces do të duhet të përfundojë brenda muajit qershor, fiks në periudhën kur nis sezoni turistik në vend.

Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.

Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat. Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.