Gjen vdekjen prej korrentit teksa bënte banjë në shtëpinë e saj. Një vajzë vetëm 12 vjeçe, humbi jetën tragjikisht, pasi i ra aksidentalisht celulari i cili ishte në karikim, në vaskën ku po lahej.
Nëna e saj dëgjoi një klithmë të së bijës pasditen e së enjtes, dhe kur mbërriti në banjo pa terror me sy, e bija po jepte shpirt.
E mitura sapo ishte kthyer nga një stërvitje basketbolli dhe po lahej për t’u relaksuar, kur e ëma dëgjoi diçka të çuditshme nga tualeti dhe shkoi me vrap.
Viktima, Kseniya P., nga Serpukhovsky, Moskë, Rusi, gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e korrentit.
Nëna tentoi me çdo mënyrë për ta përmendur, por pa rezultat, shkruan noa.al. Vdekja e saj tronditi gjithë Rusinë, por bëri jehonë edhe në gjithë botën, si kambanë alarmi për të shmangur incidente të tilla.