Komenti qesharak i ish-ministrit serb: NATO nuk ka forcë kundrejt ushtrisë sonë

Ish-ministri i mbrojtjes i Serbisë Dragan Sutanovaq tha se “NATO në Kosovë nuk ka forcë që mund të kundërshtojnë Ushtrinë Serbe, dhe aq më pak forcat e Kosovës, kështu që pyetja nuk është nëse Serbia ka diçka për të kundërshtuar, por pse do ta bënte atë”.

Në këtë mënyrë, Sutanovaq iu përgjigj deklaratës së një përdoruesi në Twitter, i cili shkroi se Ushtria Serbe nuk ka asgjë për të mposhtur NATO-n dhe shqiptarët e Kosovës.

“Për pretendimin se “paktit të NATO -s i duhen 15 minuta për të përcjellur forcat e tij nga Adriatiku në Kosovë dhe se 100 avionë mund të fluturojnë nga Aviano në gjysmë ore, si dhe ata mund të dërgojnë trupat e tyre brenda një ose dy ditësh”, Sutanovaq tha se kjo nuk ishte e mundur dhe pyeti “cili operacion ushtarak kryhet në dy ditë dhe ku janë 100 avionët nga Aviano”.

“NATO në Kosovë nuk ka forcë që mund të kundërshtojnë Forcat e Armatosura, dhe për të mos përmendur forcat e Kosovës. Pra, pyetja nuk është si, por pse do të bëhet”, deklarohet ish-ministri serb.