Kjo është gruaja që mund t’i jep fund karrierës politike të Vuçiqit, ajo di shumë gjëra rreth presidentit serb

Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkaloviq, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u arrestua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të vrasjes. Ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd. Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hrkaloviq...