Këto janë shenjat që tregojnë se një person është zemër-keq

Arsyeja se pse ne nuk mund të dallojmë një njeri me zemër të keqe, është më së shumti, sepse ne nuk mund të besojmë që dikush si ta mund të ekzistojë.

Ne në fakt, nuk mund të imagjinojmë që dikush po na mashtron dhe do të na lëndoj pa treguar aspak dhembshuri.

Që dikush po gënjen për të dëmtuar reputacionin e tjetrit, që dikush po lëndon dikë pa një arsye aspak vetëm për t’iu shkaktuar dhimbje, trishtim e shkatërrim (emocional, fizik, material)…

Fatkeqësisht, ne e dimë që ky lloj I njerëzve ekziston në të vërtetë!

Shenjat në vazhdim tregojnë që keni të bëni me një person zemër-keq. Rrini sa më larg atyre!

Njerëzit zemër-keq janë ekspert në krijim të kaosit e konfuzionit. Ata shtrembërojnë faktet e gënjejnë. Nuk marrin përsipër përgjegjësi, e mohojnë realitetin dhe shpikin histori.

Njerëzit zemër-keq janë ekspert në mashtrimin e të tjerëve me fjalë ledhatuese.

Jetët e tyre janë thjesht një iluzion I ushqyer nga vuajtja e të tjerëve.

Njerëzit zemër-keq dëshirojnë gjithmonë të kanë kontrollë mbi të tjerët. Ata nuk pranojnë këshilla, dhe krijojnë rregullat e tyre.

Këta njerëz luajnë me ndjenjat e të tjerëve, dhe nuk tregojnë aspak empati për të tjerët.

Ata kërkojnë ngrohtësi, falje e intimitet nga njerëzit që i kanë lënduar, por pa pasur aspak empati për dhimbjen që kanë shkaktuar.

Kërkojnë dhembshuri, pa ofruar vetë aspak atë.