Janjiq: Ata që besojnë se Serbia do e pranojë me kërcënime marrëveshjen për Kosovën jetojnë në përralla

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka thënë se ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës jetojnë në përralla.

“Ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës në mënyrë që të kenë duar të lira për të përfunduar spastrimin etnik në Kosovë, jetojnë në përralla”.“As politikanët e SHBA-së dhe as të BE-së nuk janë në atë histori tani 20 vjet pas të gjitha atyre gabimeve të udhëheqësve të Kosovës”, shkruan ai në Twitter.

Ai ka shpërndarë një lajm të emisarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer me titullin se “marrëveshja duhet të pranohet nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina”– shkran ai.