Habit Pandeli Majko, zbulon punën e re që do të bëjë nëse PS-ja nuk fiton zgjedhjet

I ftuar në “Dita Jonë”, Pandeli Majko bëri një deklaratë që i ka habitur të gjithë. Kandidati i 19-të në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, bëri të ditur se çfarë pune do të bëjë nëse PS nuk merr mandatin e tretë.

Gjatë intervistës ai u tregua mjaft i sinqertë duke thënë se njerëzit mund ta duan PS-në por për shumë arsye mund të jenë të mërzitur me këtë parti rrjedhimisht duke mos i dhënë votën. Ai tha se puna e tij e re do të ishte analist politik në emisione të ndryshme shqiptare.

“Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në Dita Jonë.