Frika që vjen nga Ballkani! Pandemia është në rritje, shqetësimi për një Wuhan të dytë

Shifrat duket se janë modeste, por rikthimi i pandemisë koronavirus duket se eshte evident: shqetësimi po rritet në Ballkan, një rajon i varfër i Evropës me infrastrukturë të brishtë mjekësore. Kjo rritje po shpejtohet. Disa vende evropiane kanë krijuar ose ruajtur kufizime të udhëtimit për bullgarët dhe rumunët: karantinë 14-ditore ose rezultat I detyrueshme negativ pas mbërritjes. Në Serbi, situata është “më e keqe se në prill, veçanërisht në Beograd, ku sistemi shëndetësor është i ngopur”, paralajmëron në kanalin kombëtar RTS Predrag Kon, epidemiolog, që njoftoi 18 vdekje të Premten. Menaxhimi i pandemisë nga qeveria, që konsiderohet të jetë e...