Covid-19! Manastirliu publikon pamjet pa koment nga Infektivi dhe lëshon thirrjen e fuqishme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet pa koment nga ambientet e brendshme të spitalit Infektiv në QSUT. Pamjet brenda spitalit janë vërtet rrëqethëse ku shikon se si shumë pacientë po luftojnë me vdekjen, si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19. Në videon e publikuar, Manastirliu bën thirrje: “SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! ‼️Lutemi #VendoseniMaskën Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” – ka shkruar ministrja. VIDEO: