COVID-19! Greqia bën lëvizjen e papritur në kufirin me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të shtojë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka thënë testet për Covid-19 do të kryhen në disa pika kufitare.

Disa nga pikat doganore ku do të shtohen masat janë përmes kufirit me Shqipërinë, përkatësisht në Kakavijë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Në doganën e Promachonas me Bullgarinë është edhe rreziku më i madh. Në total, nga 67.797 të kryera nga kjo pikë doganore, prej të cilave vetëm 218 apo 0.35 kanë rezultuar pozitivë.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, do të duhet të kenë kryer testin për Covid-19 në 72 orët e fundit dhe të kenë rezultuar negativë. Një test tjetër do t’iu kryhet në doganë, ku do të raportojnë edhe për vendndodhjen si dhe so të lënë numrin e kontaktit.

Po ashtu Greqia po shikon mundësinë e ndalimit të grumbullimeve në festivale dhe evente të ndryshme.