Lajme

Çfarë përjeton trupi gjatë 30 ditëve të agjërimit të Ramazanit (VIDEO)

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Ramazani është muaji i zgjedhur dhe i bekuar. Ky është muaji i agjërimit, adhurimit, amnistisë dhe faljes. Në këtë muaj, Allahu xh.sh. njerëzve u ka dhuruar begatinë dhe mëshirën më të madhe. Pos shumë dobive që sjell agjërimi, ka edhe dobi shëndetësore ku trupi ynë përjeton disa ndryshime gjatë 30 ditëve të agjërimit. Në këtë video të shikoni disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tuaj gjatë këtyre...

Continue reading...

Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor dronët e prodhuar në Turqi. Një zyrtar turk, në një konferencë gjatë të premtes, tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe se blerja e pajisjeve nga Ukraina ishte bërë para luftës. Zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre ushtarak. Shefi për teknologji në këtë kompani, Selcuk Bayraktar, që është edhe dhëndri i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë për CNN se dronët e...

Continue reading...

Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të bujshme nga SHBA: Çfarë do të ndodhë brenda dy javëve në Shqipëri

Duke komentuar përplasjet mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se brenda dy javëve sipas tij mund të ketë persona të tjerë të shpallur non grata nga SHBA. “Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli. Analisti u shpreh në emisionin se ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën. “Është aktivitet normal dhe diplomatik i ambasadores. Ka ca pak njerëz që të vënë bast që kjo gjë që do të ndodhë që do të ketë non grata. Mund të ndodhë brenda...

Continue reading...

“3 herë më refuzuan në audicionet e Portokallisë”, Gent Zenelaj e zbulon për herë të parë, tregon çfarë përdori për t’i mbushur mendjen Agron Llakajn të fillonte punë

Aktori Gent Zenelaj ka ndarë një histori interesante gjatë intervistës për moderatoren Ester Bylyku. Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë. Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar? Gent Zenelaj: “Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por...

Continue reading...

Pse ka kaq shumë tanke ruse të shkatërruara në Ukrainë dhe a janë ato tashmë ‘jashtë mode’?

Pavarësisht se ka ushtrinë e katërt më të madhe në botë, Rusia është superfuqi kur bëhet fjalë për furnizimin e tankeve, me 12,950 në vitin 2020 – më shumë se dyfishi i numrit të SHBA-së, e cila u rendit e dyta me 6,333 automjete të tilla. Por ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon në javën e tij të shtatë, duket se forcat ushtarake të presidentit Vladimir Putin mund të jenë duke u përballur me humbje të mëdha, përcjell Telegrafi. Siç edhe kemi parë, imazhe të ndryshme kanë treguar tanke ruse të shkatërruara – pamje që janë postuar dhe shpërndarë nëpër...

Continue reading...

Ali Ahmeti: Serbia nuk është një shtet do si do, por shtet i rëndësishëm

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në TV21 tha se Serbia gjeografikisht i përket Evropës dhe se shpreson që presidenti Aleksandar Vuçiq të ndërtojë politika që do të çojnë vendin drejt BE-së. “Tani pas zgjedhjeve pres që zotëri Vuçiq të të reflektojë sepse Serbia i takon gjeografikisht, territorialisht Evropës. Serbia është në fqinjësi me vende anëtare të BE-së. Është e rrethuar me anëtarë, pjesëtar të shteteve që janë anëtare të NATO-s. Mendoj se zotëri Vuçiq të jetë më reflektues, më parimorë për popullin e vetë, paqen, stabilitetin në rajon. Serbia nuk është një shtet do si do, është...

Continue reading...

Veliaj kërkon edhe një mandat të tretë në Tiranë ditën e Kongresit të PS

Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon edhe një mandate të tretë në krye të Tiranës. Ai tha sot se do të donte të vijonte drejtimin e Tiranës duke shpehur kështu kandidaturën për të qenë emri i PS në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pyetje: Meqenëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të Tiranës për të qenë në krye të Bashkisë? “Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që përveç...

Continue reading...

Kreshnik Spahiu del me reagimin e papritur: Pse Berisha po e godet Amerikën më egër se Enver Hoxha?

Analisti Kreshnik Spahiu në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Sali Berisha ka 25 vjet që sulmon diplomacinë amerikane. Postimi i plotë: “Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha? Fryma anti-amerikane në Tiranë këto muaj ka regjistruar kulimin e saj, krahasuar me 100 vitet e fundit. Kurrë më parë nuk ka ekzistuar në një pjesë të popullit kaq urrejtje ndaj diplomacisë amerikane. Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të...

Continue reading...

A e keni takuar Saimir Tahirin në burg? Kryeministri Rama “shtang” Blendi Fevziun me përgjigjen e tij

“Nuk kam asnjë arsye të takojë një të burgosur”. Kjo ishte përgjigja që kryeministri Edi Rama dha kur u pyet nëse është takuar në burg me ish-ministrin Saimir Tahiri. Në emisionin “Opinion” Rama u shpreh se kjo nuk është një pyetje serioze, por megjithatë ai la të kuptohet se nuk e ka takuar. Pyetje: E keni takuar Tahirin në burg? Rama: Mendoj që këto janë çështje serioze dhe nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga studioja, por megjithatë… Pyetje: Gjest njerëzor mund të ishte Rama: Nuk kam arsye pse të vizitojë asnjë të burgosur, sepse kjo është një...

Continue reading...

A mund të jetë Princ Leka presidenti i ardhshëm? Ja çfarë thotë Arjan Curri

Analisti Arjan Curri komentoi në emisionin “Zonë e Lirë” mbi kandidaturat e mundshme për President të Republikës. Drejtuesi i emisionit, Arjan Çani i pyeti nëse Princi Leka mund të ishte kandidat i mundshëm për President, ndërsa si Curri edhe Këlliçi e përjashtuan si mundësi. Analisti Curri tha se nëse do të pranonte të ishte kandidat ai mund të votohej nga Kuvendi, por së pari duhet të heqë dorë nga titulli Princ dhe nga ambicia për të qenë Mbret. “Nuk shkon edhe Princ dhe President në një Republikë Parlamentare. I duhet të heqë dorë nga titulli”, tha Curri.

Continue reading...