I dërguari i Rusisë i ka dhënë një mesazh të fortë ministres Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ambasadori rus Vasily Nebezja ka kërcënuar Haradinajn, se do ta përjashtonin nga takimi i radhës nëse shfaqte simbolet e Kosovës. “Kushtet në të cilat përfaqësuesit e Kosovës mund të marrin pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit janë të përcaktuara qartë,”- është shprehur ai, nën cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Continue reading...Lajme
Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit në Kosovë
2 milionë euro janë zhdukur nga Thesari i Shtetit në Kosovë. Në lidhje më këtë ngjarje Ministria e Financave të Kosovës ka thirrur një konferencë urgjente në orën 15:45. Autoritetet bëjnë të ditur se personat e dyshuar kanë shpërdoruar detyrën duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Policia në një njoftim zyrtar ka informuar se pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një person i dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë arritur të arratisen. Më tej në deklaratën e policisë thuhet se janë bërë...
Continue reading...Turqia e kapi në befasi Greqinë, Europën dhe Gjermaninë
Lëvizja e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të dërguar përsëri një anije kërkimore të energjisë dhe anije luftarake pranë ishullit grek të Kastellorizo, kapi në befasi qeverinë greke, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që po vepronin si ndërmjetës në një mosmarrëveshje të mundshme mes dy shteteve. Në një intervistë me “Kathimerinin”, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se rikthimi i anijes “Oruc Reis” prej Turqisë ishte “një surprizë shumë e keqe”, megjithëse ai e kishte bërë këtë gjë edhe dy herë më parë. Herën e parë ai e tërhoqi atë pasi u bind nga Kancelarja gjermane...
Continue reading...Jam shqiptar nga Maqedonia, por uroj që sonte të fitoj Kosova
Prof.dr. Arbër Çeliku, profesori i njohur universitar i UT-së, që aktualisht po ligjëron në një nga universitetet prestigjioze amerikane ka bërë të qartë se për kë sonte do bëj tifo në përballjen Maqedoni e Veriut – Kosovë. Ja çka shkruan profesori kërçovar në një porosi të tij në rrjetet sociale: “Shtetësia është tjetër gjë, përkatësia kombëtare tjetër… Këto koncepte i ngatërrojnë vetëm ata, të cilët nuk dinë çka janë… Unë jam shqiptar dhe e dua verberisht kombin tim. Gjaku nuk bëhet ujë, as ndjenjat nuk janë mall që shiten lirë në pazar. Sot unë jam për Kosovën dhe uroj me...
Continue reading...“Shqipëria e Madhe”, Tirana i dërgon notë proteste, Serbia: S’e pranuam, e papranueshme
Tirana zyrtare njofton se i ka nisur notën e protestës Serbisë pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes Vulin se Edi Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, nisur nga deklarata në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të premten e kaluar se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” i Kosovës. Paralajmërimin për këtë hap e bëri vetë Edi Rama dy ditë më parë, ndërsa është zyrtarizuar, teksa sipas ministrisë së Jashtme është thirrur ambasadori serb në Tiranë dhe i është dorëzuar nota e protestës. Shqipëria kërkon dënimin dhe distancimin e Beogradit nga këto deklarata,...
Continue reading...Gjithçka u zbulua pasi fëmijët dolën duke qarë në dritare: Drama që të këput shpirtin
Drama e fëmijëve sirianë të ikur nga lufta ka përfshirë të gjithë Europën. Skena me mbytje apo kalim të kufirit greko-turk përmes vuajtjesh të mëdha duke rrezikuar jetën kanë qenë përherë lajm i parë në media. Sëfundmi, është një ngjarje e ndodhur në Stamboll ajo që ka prekur zemrat e të gjithëve. Mediat lokale raportojnë se tre fëmijë ishin lënë vetëm në bodrumin e një banese në një lagje të Stambollit. Pasi kishte kaluar disa orë dhe prindërit nuk ishin aty për t’i ushqyer, ata kanë dalë në dritaren e banesës duke kërkuar ndihmë prej kalimtarëve. Shumë prej kalimtarëve u...
Continue reading...Vjen lajmi nga Holanda: Nuk ka negociata me Shqipërinë, të ndahet Shkupi nga Tirana
Sot ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana pasi sipas tij vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Reagimi vjen pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 Tetor në Luksemburg. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve....
Continue reading...Dronët luftarakë, Financial Times: Turqia po sfidon SHBA, Izraelin dhe Kinën
Prestigjozja britanike Financial Times shkruan se Turqia është bërë një konkurrent serioz në fushën e dronëve të armatosur për SHBA, Izraelin dhe Kinën dhe se është një fuqi në rritje. Teksti thekson se ushtria azerbajxhanase publikoi pamjet e dronëve të prodhuara nga Turqia që shkatërruan dhjetra sisteme armene të mbrojtjes ajrore, njësi artilerie dhe tanke. Krahina eNago-Karabakut është, pas Sirisë, Libisë, Irakut verior dhe Mesdheut Lindor, zona e pestë e konfliktit të huaj në të cilën përdoren dronë të bërë nga Turqia, shtoi teksti. “Forcimi i industrisë turke të dronëve është rezultat i 20 viteve përpjekje për të forcuar industrinë...
Continue reading...Anton Quni: Djali im ngarkon e shkarkon mobile në Vjenë, vajza punon në kozmetikë, po të bëja pazare me PDK-në do t’i rehatoja në institucione
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se po të donte të bënte pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i rehatonte në institucione fëmijët e tij. Ai ka thënë se dy djem të tij jetojnë në perëndim, ku njëri ka punuar në ndërtimtari, por që së fundmi ka ndërruar punën, kurse tjetri djalë shkarkon mobile në depo të ndryshme në Vjenë të Austrisë, kurse për vajzën kja deklaruar se i punon në një dyqan të kozmetikës. “Unë të tre fëmijët e mi i kam me diploma universitare. Me një kërcitje të gishtave, unë do t’i vendosja fëmijët e mi...
Continue reading...Sondazhi i fundit në Kosovë, ja si qëndrojnë VV, PDK, LDK dhe AAK
Një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit, disponimi i votuesve ka lëvizur ndjeshëm. Sondazhi më i ri është bërë nga njëra prej ambasadave perëndimore në Prishtinë, e njohur për redaksinë. Rezultatet janë mësuar para pak ditësh, por nuk janë bërë publike. Megjithatë, Syri.net ka arritur t’i mësojë disa prej të dhënave që kanë dalë nga ky anketim i opinionit publik. Në vendin e parë sipas sondazhit, renditet sërish Lëvizja Vetëvendosje, por kësaj radhe me një diferencë të thellë nga rivalët e saj. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, për partinë e ish-kryeministrit Abin Kurti do të votonin rreth 48 për...
Continue reading...




