BOMBA E DITËS! Këngëtarja e njohur zbulon se jetoi 4 muaj në shtëpinë e Hiles, reagon ndaj bashkëshortes së tij

Vesa Smolica reagon pas publikimit të videove intime: “Klaudia, nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”

Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar publikisht pas publikimit të videove intime që kanë përfshirë familjen e kompozitorit Adrian Hila.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Smolica ka shprehur mbështetjen e saj për Klaudia Hilën, bashkëshorten e kompozitorit, duke sjellë në vëmendje edhe një kujtim personal nga periudha e adoleshencës.

Smolica ka rrëfyer se, në moshën 14-vjeçare, kishte qëndruar për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila, në kohën kur ishte pjesë e spektaklit “Këngët e Shekullit”.

“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, ka shkruar këngëtarja.

Në reagimin e saj, Smolica është ndalur edhe te vajzat e familjes Hila, duke theksuar se ato nuk duhet të përballen me peshën apo gjykimin e të tjerëve për veprimet e një personi tjetër.

Reagimi i këngëtares vjen në një moment kur publikimi dhe shpërndarja e materialeve intime ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në publik.