ejona

Luan Rama del me vendimin e papritur, largohet përfundimisht nga LSI-ja dhe jep mesazhin e fortë: Dorëhiqem

Luan Rama ka marrë vendimin zyrtar ditën e sotme, me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka hequr dorë nga të gjitha funksionet politike që mbante në LSI. Luan Rama shkruan se ky vendim ka ardhur pas humbjes në zgjedhje. Postimi i plotë: “Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI. DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës,...

Continue reading...

Polici bëhet viral për shkak të ngjashmërisë me aktorin e njohur hollivudian (FOTO)

Një fotografi e një polici nga Alabama është bërë virale në rrjet për shkak të ngjashmërisë së çuditshme me Dwayne ‘The Rock’ Johnson. Fotografia e postuar në facebook nga Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan, Alabama tërhoqi vëmendjen e njerëzve pasi shumë besuan se togeri Eric Fields ishte, në të vërtetë, ylli i Hollivudit. Në një intervistë për The Birmingham News, polici 37-vjeçar tha se njerëzit nuk e krahasojnë vetëm me Johnson por dhe me Vin Diesel. FOTO:

Continue reading...

“Rrugë të mbarë shokë Rilindas për kudo ku jeni nisur!” Formimi i qeverisë ‘Rama 3’, shpërthen Arben Malaj dhe jep mesazhin e koduar

Ish-ministri i Financave ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, teksa në 2 shtator pritet që të prezantohen edhe anëtarët e rinj të qeverisë ‘Rama 3’. Përmes një mesazhi të koduar, Malaj teksa iu uron ‘rrugë të mbarë shokëve Rilindas për kudo që janë nisur’ nuk lë pa ‘thumbuar’ ata politikanë që sipas tij vetëm për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, ata bëjnë gjithçka. Sipas Malajt këta politikanë arrijnë deri aty sa ‘të vrasin natën e të qajnjë ditën’. Postimi i plotë: “Përputhja me emrat ështe lehtësisht e përputhëshme sepse edhe në Gorisht të Vlorës...

Continue reading...

“Me kënaqësi”, Sali Berisha ngjit shkallët e PD-së, ja kush janë dy ‘besnikët e tij’ që e shoqërojnë (FOTO)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00 për të zgjedhur drejtuesit e strukturave të reja të partisë, por edhe grupit parlamentar. Pak minuta përpara nisjes, shkallët e selisë blu i ka ngjitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu. E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”. Theksojmë se Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë, pasi në fund të muajit korrik ambasadorja amerikane në Tiranë,...

Continue reading...

Nga qeveria e re dhe ristrukturimi i PD deri te dorëheqjet e bujshme të ditëve të fundit, Lubonja paralajmëron zhvillime

Ekipin e ri të PD analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar si një anije për ujëra të qeta. Sipas Lubonjës, emra si Alfred Rushaj, Jorida Tabaku apo Grida Duma janë njerëz të Bashës dhe më ta lideri demokrat siguron një unitet të pushtetit brenda partisë. “Kam parë pjesërisht, kryesisht ato emrat kryesorë jo gjithë ndryshimet. Ajo që ka mundësi, ndjesi, ndoshta gabohem se kemi dhe të drejtën e gabimit, se duhet parë në veprim. Po, pashë kryetarin e grupit parlamentar, që është njeri i qetë, Rushaj. Janë vija e parë në parlament. Ndoshta dhe nga ndikimi i njohjes së tij...

Continue reading...

Berisha në rrezik përjashtimi nga PD, pas takimit kokë më kokë me Bashën nis kërcënimet ndaj tij

Afrimi i ditëve për mbledhjen e Parlamentit të ri ka trembur ish-kryeministrin Berisha. PD po përgatitet për një qëndrim kundër tij dhe ky i fundit në alarm nga përjashtimi është vënë në lëvizje. PD mblodhi dje Këshillin Kombëtar, por Berisha dha sinjale se i trembet një vendimi kundër tij. Ky i fundit si asnjëherë më parë të paktën gjatë 4 viteve të fundit, ka preferuar të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që u shfaq në ambientet e selisë së PD rreth orë 17:58, vetëm 2 minuta para se të niste mbledhja. Berisha ka qenë i shoqëruar nga...

Continue reading...

Business Insider: Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, lë prapa edhe Turqinë

Izraeli ka ushtrinë më të fuqishme në Lindjen e Mesme, e ndjekur nga Turqia dhe Arabia Saudite. Kështu thuhet në një raport të ri të “Business Insider”. Forcat mbrojtëse izraelite kanë më shumë cilësi se ushtritë e tjerë të vendeve të rajonit. Mjafton këtu të kujtojmë forcat ajrore që ka ky shtet, transmeton Reporteri. Kjo renditje e hartuar nga ekspertë bazohet në rritjen e aftësive operacionale ushtarake në të gjithë rajonin, por edhe tek artileria dhe teknologjia. Raporti i hartuar nga dy ekspertë: Patrik Megahan dhe Kris Harmer, ekspert i mjeteve luftarake detare në SHBA. Arsyet sepse Izraeli qëndron në...

Continue reading...

Pasi blindoi FSK-në, Albin Kurti: Faleminderit, Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale. Kurti ka shtuar se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës me variantin Delta të kaloj me sa më pak jetë të humbura dhe sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë. “Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë...

Continue reading...

Ahmeti: Duhet të pajtohemi me serbët

Kreu i B D I-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij pro nismës “Ballkani i Hapur”. Në intervistë ekskluzive me gazetaren e ABC Linda Karadaku, ai shprehet se ky është një proces që mbështetet nga BE dhe SHBA ndërsa e cilësoi moment të rëndësishëm për të afruar BE me SHBA-të. “Çështja e Ballkanit të Hapur është vazhdimësi e procesit të Berlinit. E mbështet edhe BE edhe SHBA dhe është si një moment i rëndësishëm për të afruar vendet në BE sepse këto vende kanë specifika të ndryshme. Sigurisht duhet para një afrim dhe parapërgatitje për t’u anëtarësuar në BE....

Continue reading...

250 milion euro investime, Çavusoglu: Lidhje të forta me serbët, Erdogan dhe Vuçiç, raporte vëllazërore

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çausoglu gjendet sot për një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës nuk i ka kursyer lëvdatat për popullin dhe drejtuesit serb. Mediat serbe raportojnë se Çausoglu theksoi se mes turqve dhe serbve ka lidhje të forta kulturore dhe historike, të cilat i afrojnë mjaft popujt respektivë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Vuçiçit dhe Erdoganit sipas tij. Shefi i diplomacisë turke njoftoi gjithashtu edhe vizitën e Vuçiçit në Ankara gjatë muajve në vijim, në kuadër të përgatitjes së Samitit të Bashkëpunimit, gjatë të cilit pritet të nënshkruhen një mori marrëveshjesh ekonomike. Turqia dhe Serbia...

Continue reading...