Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar lidhur me zhvillimet e javës së fundit në veri të Kosovës. Nga kjo ministri i është bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën, si dhe të punojë në ç’tensionimin e menjëhershëm të situatës. “Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt ç’tensionimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj ministrie....
Continue reading...ejona
Drecun: Helikopterët e ushtrisë serbe, paralajmërim për Kurtin
Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi sonte se fakti që helikopterët të ushtrisë u shfaqën në afërsi të pikës kufitare në Jarinje dhe lëvizjet njësive motorizuara të ushtrisë, nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh paralajmërues dhe parandalues për Albin Kurtit. Sipas tij, ky paralajmërim është që Kurti të fillojnë de-përshkallëzimin e situatës dhe për të mos menduar për tensione dhe konflikte të reja me popullin serb, por për t’iu përkushtuar bisedimeve, raporton Tanjug. “Ky është mesazhi ynë i paqes. Nëse pala tjetër heq dorë nga një zgjidhje paqësore e problemit,...
Continue reading...Largohen makinat nga kolona e automjeteve që kanë bllokuar rrugën për Jarinjë (VIDEO)
Rruga e cila të dërgon nga Leposaviqi drejt pikës kufitare në Jarinjë është liruar nga shumë automjete private, disa prej të cilave i ishin bashkangjitur protestës e disa ishin “ngujuar” aty tash e disa ditë. Në pamjet shihet që pjesët që kanë qenë të bllokuara nga veturat janë liruar ndërsa kamionët, disa prej tyre të mbushur edhe me zhavorr, maunet, e mjete të tjera, ende vazhdojnë të qëndrojnë përgjatë rrugës që shpie deri në Jarinjë.Më shumë se 5 buldozerë janë vendosur në rrugë dhe skaj saj. Vendosja e këtyre makinerive të rënda ka pamundësuar qarkullimin e lirë në këtë zonë...
Continue reading...Marina harron që është shtatzënë, ekspozohet më shumë se ç’duhet (FOTO)
“Gati edhe për sonte”, thotë Marina teksa ekspozon gjo.ksin në dekoltenë e hapur. Marina Vjollca padyshim që është një nga femrat më të dashura të ekranit. Biondina bukuroshe e cila ka kohë që modern një nga emisionet më të ndjekura shqiptare ka treguar se edhe sonte është bërë gati, shkruan lajmi net. Derisa është shfaqur veshur në të zeza Marina ka vënë në fokus gjo.ksin gjigant në dekoltenë e hapur. “Gati edhe për sonte”, shkroi moderatorja e cila po shkëlqen me dukjen unike. Ndryshe, Geti dhe Marina po bëhen prindër për herë të parë.
Continue reading...Basha: S’mund të tolerohen tanket dhe aeroplanët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas djegies së qendrës për regjistrim të automjeteve në Zubim Potok dhe tentimit për të djegur një qendër të tillë në Zveçan.Basha ka thënë se detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë, por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate, transmeton RTV21. “Nuk mund të tolerohen tanket dhe aeroplanët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, ka shkruar Basha ndër të tjera në Facebook. Të shtunën, Qendra...
Continue reading...Ndeshja më e rëndësishme në karrierë, ky është momenti kur Marku shpallet kampion (VIDEO)
Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. Marku ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve. Tashmë boksieri shqiptar është kampion në kategorinë IBF. Kjo pa asnjë dyshim është fitorja më e madhe në karrierën e Florian Markut. Video: AND THE NEW 🔝 Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
Continue reading...Rekordi i “Mbretit shqiptar” pasi fitoi titullin në IBF, Marku drejt skenës së madhe të boksit botëror
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde. Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku, me vendim të ndarë. Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94. Ky ishte meçi i 10 në karrierë për Markun, ku edhe u shpall kampion në IBF. “Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush....
Continue reading...Mustafa për situatën në veri: E pafalshme! Kurti në Shkup, Osmani në Nju Jork e Konjufca në Budapest
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të vendit. Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se situata atje është shumë serioze dhe e rrezikshme. Ai ka thënë se në këtë situatë, presidentja, kryeministri e kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë e jo të dërgojnë mesazhe përmes Nju Jorkut, Shkupit e Budapestit. Sipas Mustafës, në një situatë të tillë do të duhej të thirrej mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Postimi i plotë i Mustafës në Facebook: “Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë...
Continue reading...Rama: “Ballkani i Hapur” nuk është arsye për të pasur probleme në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës nuk mendon se janë në një pikë të ulët, por thotë se janë marrëdhënie normale. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se nuk mendon që mospajtimet për nismën Ballkan i Hapur mund të jenë një arsye për të pasur ndonjë problem në marrëdhëniet mes dy qeverive. “Nuk mendoj që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët. Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të...
Continue reading...“Kurti mori dritën e gjelbër nga ndërkombëtarët për aksionin në veri”
Kryetari i të ashtuquajturit komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dhe miratimin e ndërkombëtarëve për aksionin në veri. Sipas Drecun, Kurti pak para vendimit, ka kontaktuar dhe informuar disa nga shtetet përendimore për aksionin që do të ndërmerrej. Drecun tutje ka thënë se situata në veri nuk ka ndryshuar. “Nga njëra anë, forcat speciale me tuba të gjatë parandalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe nga ana tjetër, një protestë legjitime, demokratike e popullit serb, një protestë paqësore”, tha ai.
Continue reading...