Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë dialogun posa të formohet qeveria e re në Kosovë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai u ka thënë mediave në serbi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe. “Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, është shprehur ai. Vlen të theksohet se këto komente Vuçiq i ka bërë pasi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë të drejtë...
Continue reading...ejona
Pamje nga protesta në Minneapolis të SHBA-së, digjet stacioni policor dhe ndërtesa të tjera (VIDEO)
Qindra protestues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të revoltuar për vr asjen e një burri 46 vjeçar me ngjyrë nga një oficer policie, kanë filluar të shkatërrojnë gjithçka që u del para. Për të shpërndarë protestuesit policia përdori gazin lotsjellës. Video:
Continue reading...Ngjela: Gjyqtarët e kushtetueses në Kosovë kanë kryer vepër penale
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!) A të jetë e vërtetë? Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon: Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër. Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër. (Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua). Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?...
Continue reading...CRCA thirrje urgjente Ramës: Shkarko Veliun, ka thyer 4 ligje (VIDEO)
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të shkarkojë kreun e Policisë së shtetit, Ardi Veliun, pas deklaratës që bëri sot për mënën e adoleshentit të dhunuar nga policia, e cila dukej me pistoletë. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë urgjentisht drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, pasi sipas CRCA, kryepolici i Shqiperise ka shkelur 4 ligje të shtetit shqiptar. Reagimi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Veliu shkel rëndë 4 ligje të Shtetit...
Continue reading...Ministri Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Gent Cakaj ka bërë me dije formimin e grupit negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian. Postimi i Cakajt “Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë… Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian! Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!...
Continue reading...Ish-ministri i Shëndetësisë çuditet nga njoftimi i Manastirliut: E pabesueshme kjo
Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Tritan Shehu shprehu habinë me Ministrinë e Shëndetësisë që lajmëroi se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë apo klubet e natës. Statusi “Askush nuk mund t’i ndalojë “tubimet”, aq më pak Ministria e Shëndetësisë. Dëgjova me habi të plotë Zj. Ministre që deklaronte se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë, klubet e natës etj. E pa besueshme kjo! A e di kjo Qeveri se “tubimet” janë një e drejtë kushtetuese, demokratike, njerëzore e pa mohueshme asnjëherë, edhe në luftra…veçse në diktatura ku ndalohen me dhunë....
Continue reading...Eksperti i politikës së Ballkanit: Hera e parë në histori që një qeveri paguan lobistë për ndarje të territorit të vet
Jasmin Mujanoviq, analist politik, specializant i shkencave politike për politikën e Evropës Juglindore, ka komentuar ndaj hulumtimit të BIRN lidhur me pagesën prej 168 mijë eurosh nga Ministria e Integrimit Evropian e Kosovës gjatë vitit 2019 për të promovuar idenë e “modifikimit të kufijve”. Ai në rrjetin e tij social Twitter u shpreh se ndoshta kjo mund të jetë hera e parë në histori që një qeveri paguan lobistë për ndarje të territorit. “Ky është një shkrim i egër dhe shqetësues, dhe ndoshta hera e parë në histori që një qeveri, në këtë rast e Kosovës- ka punësuar lobistë të...
Continue reading...Rezervoni pushimet: Nga 1 qershori hapen plazhet në Shqipëri
Qeveria në Shqipëri ka marrë vendim që me një qershor të hapen kufijtë tokësor dhe plazhet. Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se prej datës 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dyjavor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike. “Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjinë e rihapjes dhe nga data 1 Qershor:...
Continue reading...Lulzim Basha paralajmëron ndryshimin e madh: Ja çfarë do të ndodhë kur të largohet kryeministri Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do të marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusin. Lulzim Basha shkruan: “Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve. I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij...
Continue reading...Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, jam gati të ulem…
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta deklaroi se në 8 prill i kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama një projekt-platformë të cilën ai e prezantoi sot para mediave. Ndërkohë, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili mohon faktin se kishte marrë një platformë të tillë nga presidenti Meta. Kryeministri thotë se është i gatshëm që të ulet në një tryezë me Metën, opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi. Reagimi i Ramës Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës...
Continue reading...




