ejona

“Ej, ti, hajde këtu. Ku e ke çuar floririn?”, Frrok Çupi zbërthen lëvizjen e fundit të Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur fundjavën në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit. Me bluzën dhe shallin e Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionëve skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion, por sipas Presidentit munden. Për analistin Frrok Çupi presidenti po ofron politikën e emocionit. Ai shprehet se në momentin kur duan t’i bëjnë gjëmën kombit, fryjnë emocionet. Analiza e plotë e Frrok Çupit: “Megjithëse nuk besoj se do të shpëtojmë, këtë nuk kam pse ua them të tjerëve, ka plot...

Continue reading...

Në kohë të pandemisë COVID-19, rreth 22 mijë qytetarë nga Kosova e kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar

Rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarave me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk po ndalet. Vetëm gjatë vikendit në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me dhjetëra...

Continue reading...

Zgjedhjet në Serbi, rreth 4 mijë shqiptar kanë votuar për partinë e Vuçiqit

Dje janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Serbi. Partia e Vuçiqit ka dalur fituese në zgjedhje, ashtu siç edhe ishte paraparë. Por, befasues është fakti se në vendvotimet shqiptare kanë dalur shumë vota në mbështetje të partisë së Vuçiq. Indeksonline mëson se rreth 4000 vota nga kutita e shqiptarëve janë dedikuar për partinë e Vuçiq në Luginë. Partia e presidentit serb ka patur rritje të votave edhe në Bujanoc, por që fal politikës shqiptare dhe angazhimit të politikës shqiptare, Bujanoci megjithatë ka frymuar shqip edhe në zgjedhjet e djeshme. Nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve të djeshme, dy shqiptarë kanë të...

Continue reading...

Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka kritikuar qeverinë Hoti se e ka marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë Ai ka thënë se këtë qeveri e ka formuar presidenti Hashim Thaçi për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka deklaruar se në fund kjo qeveri do të rrëzohet nga Hashim Thaçi. “Unë mendoj se këtë qeveri e ka bërë në mënyrë taktike presidenti Hashim Thaçi për qëllime personale. Do të shihni në fund se si do të bjerë kjo qeveri dhe do...

Continue reading...

​Albin Kurti reagon ndaj lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë. Kjo me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara. E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme. “Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë...

Continue reading...

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij. Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. “Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka...

Continue reading...

Shqiptarët fitojnë 4 deputetë në Parlamentin e Serbisë

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare. Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë. Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë. Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse. Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe...

Continue reading...

Treni ultra i shpejtë, nga Parisi në Berlin për vetëm katër orë në rrjetin evropian të trenave ultra të shpejtë

Rrjet i ri evropian me trena ultra të shpejtë – duke përfshirë një lidhje treni katër orësh nga Parisi në Berlin Paketa e rimëkëmbjes ekonomike e BE-së Covid-19 mund të përdoret për të financuar një rrjet evropian treni ultra të shpejtë – duke përfshirë një lidhje treni katër orësh nga Parisi në Berlin. Paketa e rimëkëmbjes prej 2 trilionë eurosh e BE për ekonomitë e shpërthyer nga pandemia e koronavirusit dhe bllokimi pasues i saj është drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe synon të shmangë një recesion të dëmshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo ka...

Continue reading...

New York Times: Një takim në Shtëpinë e Bardhë, i rregulluar “pas shpinës” së BE-së

Takimi midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi në Uashington, është rregulluar “pas shpinës” së Bashkimit Evropian, shkruan New York Times (NYT) dhe tregon se SHBA po largohet nga aleatët e saj në Bruksel. Në një analizë të gjerë të statusit aktual të dialogut dhe angazhimit të SHBA në proces dhe rolin e Richard Grenell në negociata, gazeta pretendon, ndër të tjera, se Vuçiç dhe Thaçi arritën një marrëveshje të fshehtë për kushtet e marrëveshjes së ardhshme, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Për këtë, gazeta citon fjalët “katër ish-zyrtarë amerikanë, të cilët cituan...

Continue reading...

Pronarët nuk e paguan gjatë pandemisë, kamarieri u zbraz kasën e lokalit

Një kamarier është vendosur nën hetim se ka kryer vetëgjyqësi për pagën e luftës, e quajtur e tillë nga kryeministri Edi Rama gjatë periudhës së pandemisë. Kundër E. Allara, u ankuan familjarët e punëmarrëses së tij, të cilët pretendojnë se punonjësi u tregua moskuptues dhe nuk i priti derisa paga u luftës t’u kalonte në bankë. Përkundrazi ai insistoi gjatë për rrogën dhe në fillim të muajit qershor i njoftoi se do braktiste detyrën. Madje denoncuesja B. Idrizaj i tha oficerit të policisë se Allara , kishte hyrë në kasë e kishte marrë prej andej 22 mijë lekët që pronarët...

Continue reading...