Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detare ,përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë ,konsiderohet më e rëndësishme edhe se marrëveshjet që nënshkroi Greqia me Italinë dhe Egjiptin për ZEE-deklarojnë burime qeveritare për versionin elektronik të gazetës “Proto thema”. Sipas shpjegimeve të një prej ministrave të qeverisë Mitsotakis për gazetën, janë dashur 6 muaj negociata me kryeministrin Rama ,por edhe me presidentin shqiptar Meta si dhe me kreun e opozitës Basha, në mënyrë që të gjithë të ishin dakord me këtë zgjidhje. “Pas faktit se Shqipëria është ndoshta vendi më...
Continue reading...ejona
Dritan Abazovic ngushëlloi besimtarët për vdekjen e Amfilohijes, një anti shqiptari të përbetuar
Lideri i Nismës Qytetare URA Dritan Abazovic i shprehu ngushëllimet ndaj të gjithë besimtarëve dhe klerit të Mitropolisë malazeze të Kishës Ortodokse të Serbisë, me rastin e vdekjes së Mitropolitit Amfilohije. “Dashuria është e vetmja përjetësi! Le t’i dhuroj Zoti paqen e përjetshme, e ne të gjithëve forcën të përpiqemi për idealet që janë të përjetshme” ka shkruar Abazovic në rrjetin social Twitter. Si politikan dhe deputet i koalicionit qeverisës në Mal të Zi, Abazovic respektoi mirësjelljen ndaj qytetarëve të krishterë duke respektuar Amfilohijen. Fjalët e tij e ngushëlluese megjithatë nuk kishin të përbashkëta me priftin e ndjerë serb. Amfilohije...
Continue reading...Rrafshohen 7 godina nga tërmeti i fuqishëm në Turqi. Deti vërshon në Izmir, mediat italiane japin alarmin për cunam në Mesdhe (VIDEO)
Tërmeti i rënë pak më parë në brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar. Për mmomentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, megjithatë pamjet duken shqetësuese. VIDEO:
Continue reading...Specialisti: Mos u afroni në brigje, pritet një tjetër cunami! Prefekti i Izmirit: Shteti është në këmbë
Prefekti Izmirit ka folur lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që ka tronditur detin Egje mesditën e sotme. Ai tha se qytetarët duhet të bashkëpunojnë për menaxhimin e kësaj situate dhe të mos bllokojnë rrugën të cilat duhet të jenë të hapura për misionet e shpëtimit për ata që kanë mbetur nën rrënoja. “Rrugët të jenë të lira dhe të qytetarët nuk duhet të bllokojnë rrugë. I gjithë shteti është në këmbë për të ndihmuar qytetarët. E kemi situatën në dorë. Mos na bllokoni rrugën. Duhet që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të shpëtojmë çdo jetë...
Continue reading...Ndodh fenomeni i çuditshëm pas tërmetit të fuqishëm në Turqi (VIDEO)
Të paktën 4 të vdekur dhe 120 të plagosur. Ky është bilanci paraprak i tërmetit në Turqi, ndërsa një numër i madh qytetarësh dyshohet se janë ende nën rrënoja. Izmiri u godit edhe nga një cunami fill pas tërmetit, i cili mbyti një person. Ndërkohë, pak para cunamit siç duket edhe në videon që shoqëron këtë lajm, uji u tërhoq duke shkaktuar jo pak habi tek qytetarët. Një pjesë e tyre u mblodhën në breg, ndërsa autoritetet bënë thirrje që të largoheshin prej atyre zonave pasi pritej një cunam. Niveli i ujit u rrit deri në një metër në Izmir...
Continue reading...Tërmeti i fuqishëm në Turqi, banorët dalin nga ndërtesat të përlotur! Përqafohen me njëri-tjetrin
Banorët në Izmir kanë dalë nga ndërtesat të panikosur për shkak të tronditjes së fortë që shkaktoi tërmeti që goditi detin Egje mesditën e sotme. Ata janë përqafuar me të afërmit e tyre të përlotur. Ministrja e Mbrojtjes ka deklaruar se është ngritur grupi për përballimin e krizës. Në zonën e Izmirit kanë shkuar tre avionë që kanë çuar mallra dhe ekipe që do të ndihmojnë për nxjerrjen e atyre që kanë mbetur të bllokuar nga ndërtesa. Deri më tani raportohet për të paktën 4 viktima dhe 120 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga ndërtesat.
Continue reading...“Po bie tërmet, po bie tërmet, o Zot”: I riu në Izmir filmon gjithçka teksa luante online (VIDEO)
Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Një numër i madh pallatesh janë shkatërruar dhe dyshohet se brenda ka patur banorë. Ndërkohë, një i ri ka qenë duke luajtur online teksa ra tërmeti dhe është filmuar gjithçka. Duket se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij. Më herët, presidenti i Turqise Rexhep Tayyib Erdogan reagoi duke theksuar se qeveria do t’i qendrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur. “Kemi filluar menjëherë punën...
Continue reading...Albright e quan dështim qasjen e Trumpit ndaj Kosovës: Jemi miq të vërtetë të shqiptarëve
Ish-sekretarja e shtetit amerikan në kohën e presidentit Bill Klinton, Madeleine Albright, ka folur për qasjen e administratës Trump gjatë këtyre viteve ndaj Kosovës. Albright ka deklaruar se kampanja e udhëhequr nga Clinton gjatë viteve 1998-99, ka qenë e suksesshme ku solli paqe demokratike dhe bashkoi botën. Ajo kritikoi qasjen e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, ndaj Kosovës dhe Serbisë, madje e quajti si qasje të dështuar që katër vite. Tutje, Albright tha se demokracia në Kosovë mbetet një test për amerikanët, ku thotë se janë miq të vërtetë të shqiptarëve. “Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën...
Continue reading...Perëndimi rrezikon ta humbë Turqinë, paralajmërojnë zyrtarë amerikanë
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të ketë pasoja. Këto kërcënime ka gjasa ta shtyjnë më shumë Ankaranë drejt Moskës. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat janë ftohur vitet e fundit, pësuan një goditje të re këtë javë kur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se ushtria e tij kishte bërë prova me sistemin e ri të prodhimit rus. Njoftimi u pasua me kritika të forta nga zyrtarët amerikanë. Një zyrtar i lartë i shtetit tha të mërkurën se rreziku...
Continue reading...Dy njëherësh, Azerbajxhani i jep goditjen e fortë Armenisë
Ministria e Mbrojtjës së Azerbajxhanit ka njoftuar rrëzimin e dy avionëve armenë gjatë luftimeve të ditës së sotme në Nagorni Karabakh. Raportohet se bëhet fjalë për dy avionë Su-25m, rrethanat e rrëzimit të të cilëve nuk janë ende të qarta. Dy avionë armenë janë rrëzuar mesditën e sotme (me orën lokale) në rajoni e Qubadlit, të cilët kishin hyrë në territorin tonë me qëllim kryerjen e sulmeve ajrore”, raportoi ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ndërsa nga pala armene nuk ka asnjë reagim deri më tani.
Continue reading...



