admin

Tifozi i Romës: Po gjeta një vajzë të mirë do qëndroj në Shqipëri

Sonte në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të mbahet finalja Europiane e Conference League midis dy skuadrave, Roma dhe Feyenoord. Gjatë ditës së djeshme Tirana u mbush në çdo cep nga tifozët e Romës dhe Feyenoord. Ndërkohë edhe sot tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për të parë ndeshjen historike Roma- Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’. Në një intervistë për mediat, njëri nga tifozët u shpreh entuziast për ardhjen e tij në Tiranë, ndërsa kur u pyet nëse do të qëndrojë në Tiranë nëse gjen një vajzë të mirë ai nuk refuzoi...

Continue reading...

“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”, Ervin Karamuço: 10 anije shqiptare dhe të NATO rrethojnë Karaburunin

Pak ditë më parë Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbuloi në ABC gjetjen e një pajisje të dyshimtë në jug të vendit, që ka alarmuar edhe ushtrinë, sot 10 anije luftarake kanë patrulluar sot Karaburunin. Së fundmi i kontaktuar nga Abcnews.al, Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur edhe detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit. Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve. Karamuço shpjegon se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të...

Continue reading...

Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares Ismail Morina

Tifozi i njohur shqiptar Ismail Morina është arrestuar mëngjesin e sotëm në Kukës. Lajmi është publikuar në profilin e tij në Facebook. Për arrestimin e tij ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e konsideron arrestimin si hakmarrje të Beogradit ndaj dronit që lëshoi në stadium dhe kërkon lirimin urgjent të tij nga burgu, duke akuzuar Kryeministrin, Edi Rama si i urdhërues i arrestimit. “Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina. Kërkoj lirimin e tij urgjent”, tha Berisha në një postim në Facebook. “Te dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo...

Continue reading...

“Rrezik për qytetërimin”, Soros paralajmëron: Pushtimi rus në Ukrainë, fillimi i Luftës së Tretë Botërore

Filantropisti veteran dhe miliarderi amerikan George Soros ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë fillimi i Luftës në Tretë Botërore dhe se një gjë e tillë mund të shënojë fundin e qytetërimit. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror të Dvos, Soros tha se lufta në Ukrainë ka tronditur themelet e Evropës. Ai i kërkoi botës që “të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’i dhënë fund luftës”, duke thënë se “mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin është mposhtja e Putinit sa më shpejt të jetë e mundur”. George Soros...

Continue reading...

“Një bukë po kushton 1 euro”, turistët e parë kosovarë ankohen për çmime astronomike në Durrës

Moti me temperatura të ngrohta ka bërë që në Durrës të nisë edhe sezoni i plazhit, më herët sesa zakonisht. Edhe për kosovarët. Nacionale ishte në Durrës në javën e parë të muajit maj, për të parë nëse bregdeti më i vizituar nga kosovarët, ai i Durrësit, ishte i gatshëm për të nisur verën e gjatë. Por, teksa bizneset hoteliere ishin bërë gati dhe të gjitha dyqanet tjera po ashtu, pushuesit e parë kosovarë në këtë sezonë, që zakonisht vijnë në bregdetin e Durrësit për pushime, kanë vërejtur lëvizje të mëdha të çmimeve atje. Lufta në Ukrainë ka bërë që...

Continue reading...

Çfarë mban Mbretëresha Elizabeth II në çantën e saj?

Janë disa elementë kryesore që ndikojnë në krijimin e imazhit të njohur menjëherë të Mbretëreshës Elizabeth II. Së pari, është modeli i flokëve, i cili është ndryshuar vetëm në mënyrë delikate gjatë gjithë rrjedhës së mbretërimit të saj. Së dyti, dorezat, të cilat mbahen për fejesat publike gjatë ditës, dhe së treti koleksioni i saj ikonë i çantave, përmbajtja e të cilave është një sekret i ruajtur nga afër. Në vitin e saj të jubileut Platinum, duke shënuar 70 vjet në fron, Mbretëresha Elizabeth II po vazhdon të bëjë paraqitje publike pavarësisht se ka përjetuar atë që Pallati Buckingham e...

Continue reading...

Tifozët e Feyenoord: Do kënaqemi gjithë natën dhe nëse humbim, na pëlqen klima

Tirana ka filluar të mbushet me tifozët që kanë arritur për të ndjekur ndeshjen që do mbahet në Air Albania. Klaudio dhe Maksi janë dy mbështetës të Feyenoord. Dy holandezët shprehen se janë të kënaqur me atmosferën në kryeqytet. “Tirana është shumë e bukur, mori gjithashtu. Shpresojmë që edhe ndeshja finale të jetë e bukur.” Ata theksuan se janë me fat që do të jenë në “Air Albania” për të parë skuadrën e zemrës. “Siguruam biletë. Do të jemi në stadium.” Entuziastë për finalen janë edhe qytetarët e Tiranës, të cilët deklaruan se kjo është një ditë e veçantë për...

Continue reading...

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Brenda një jave do të vendosim të bashkohemi me PS apo FRD

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se brenda një jave do të vendoset se në cilin koalicion do të bëjë pjesë kjo parti. Duke folur për “Vizion Plus”, Spahiu është shprehur se përpara AK-së ndodhen tre alternativa: një aleancë me PS-në, dalja më vete në zgjedhje, apo një aleancë me FRD-në. Sipas Spahiut, e vetmja gjë që AK e përjashton, është mundësia e një bashkëpunimi para apo pas zgjedhjeve me PD-në e Sali Berishës. Spahiu ka thënë se vendimi për koalicion do të merret jo vetëm bazuar në sistemin zgjedhor,...

Continue reading...

Nazarko del me pashikimin e fortë për PD-në: Berisha u ngatërrua me këmbët e veta

Analisti Shpëtim Nazarko komentoi rizgjedhjen e Berishës si kryetar të PD-së duke u shprehur se ish-kryeministri i ka qorrollepsur akoma më shumë gjërat brenda selisë blu. “Besoj që Berisha nuk ka fituar asgjë dhe ka kokolepsur gjërat në PD. Supozojmë që nesër del një vendim gjykate, çfarë do bëjë Berisha?! Ta zëmë edhe kalon edhe këtë edhe nuk pyet për vendim gjykate. Vula do t’i ngelet atij tjetrit. Berisha do shënojë një PDR si Pollo dikur. Janë rrokopuja që ndodhin në 30 vite në Shqipëri dhe janë produkte të një klase politike që nuk kupton. Me këtë akt ka qorrollepsur...

Continue reading...

Çfarë do të ndodhë nëse Apeli rrëzon Sali Berishën? Deputeti i PD-së parashikon zhvillimet e rëndësishme

Nëse Apeli rrëzon vendimin e shkallës së parë që njohu 11 dhjetori, deputeti Dashnor Sula u shpreh në emisionin “Ora e Betit” se Partia Demokratike duhet të kthehet në pikën zero dhe të nisë proceset zgjedhore brenda saj nga e para. “Nëse vendimi do rrëzohet në Apel për njërën palë apo tjetrën secila palë duhet ti vërë gishtin kokës. Do të ishte e ndershme, serioze, e sinqertë dhe e vërtetë, që partia të hyjë në proces zgjedhor pa përjashtuar asnjëri. Të nisë nga pika zero. Me një komunikatë të thjeshtë rikthehemi në gjendjen e mëparshme pa përjashtuar asnjeri.”-shkruan Sula.

Continue reading...