Anëtari i Këshillit të PD sulmon Berishën: Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë të bëjnë puç brenda PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Viktor Bella ka komentuar zhvillimet brenda PD. Duke u ndalur te “Foltoret” që ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon, Bella shprehet se shumica e atyre që i janë bashkuar në takime kanë qenë dhe janë fatkeqësia e së djathtës në Elbasan. Ai u shpreh, se ish-kryeministri Sali Berisha është duke shkatërruar Partinë Demokratike. “Shumica e atyre që i ishin bashkuar z. Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 dhe 2, nga servilizmi politik ndaj...