Anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon planin ‘e errët’ të Sali Berishës

Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin.

“Të gjitha ata që i janë bashkuar z. Berisha dhe kam vënë re që edhe media afër tij, si një portal që thonë se financohet nga familje e Berishës, duan me çdo kusht që ta përbaltin figurën e z. Basha. Duan të ngjisin te militantët idenë se Basha është në bashkëpunim me z. Rama dhe është njeri i Sorosit. E gjithë kjo që të përputhet me fjalorin e z. Berishës që e kam thënë edhe herë të tjera që është fjalor punist.

Rasti me flagrant është ai i Gjirokastrës, ku deputeti i zonës Tritan Shehu, i cili ka thirrur së bashku me kryetarin e degës si pjesë të këtij puçi që bën Berisha për të larguar kryetarin e ligjshëm të Partisë Demokratike z. Basha. Ata i thirrën demokratët që të firmosnin formularin duke i gënjyer anëtarët e Partisë Demokratike kur hasnin kundërshti”, tha Bejko.

Ai nënvizioi se ka dijeni se z. Basha do të dalë së shpejti me një platformë të plotë se çfarë ka ai në kokë për të ardhmen e PD.

“Basha do të dalë së shpejti që të deklarojë projektin e tij, platformën e tij si kryetar i Partisë Demokratike tashmë që është liruar nga hija e Sali Berishës“, tha Bejko.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko deklaroi se Sali Berishës i është bërë oferta që të dilte butë nga kjo situatë dhe të mos kishte përplasje. I është thënë që kujdes së do të çash partinë.

” Nuk ka budalla brenda PD-së që ta ndjekë Berishën në këtë aventurë kur ai është shpallur ‘non grata. Të gjithë ata që e ndjekin janë ata që humbën thellë në vitin 2009. Si mund ta sjellë Berisha në pushtet PDS-në me të njëjtat metoda që i ezauroi z. Basha në këto 8 vite, ashtu siç ai vetë thotë’, shprehet Bejko në Report Tv, i cili nënvizon se “Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t’ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai”