A do përjashtohen nga kandidimi personat e shpallur ‘non grata’? Shpërthen Lulzim Basha dhe jep përgjigjen e prerë

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës që po mban sot në selinë blu është pyetur nga gazetarët nëse do të përjashtohen nga kandidimi personat e shpallur ‘non-grata’. Basha tha se kush e sheh këtë propozim me syzet e politikës së përditshme, bën gabim.

Deklarata e Bashës:

“Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik në raport me mua. Në këto vite jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes, sepse e përditshmja i mbush njerëzit me pesimizëm dhe ju humb shpresën dhe vizionin se çfarë mund të jetë më e mirë për ne. Dhe që të shohësh përtej duhet të mendosh përtej të nesërmes ose të sotmes. Nëse rri si miu në çark me bishtin ndër dhëmbë atëherë vjen vërdallë duke kafshuar bishtin tënd dhe besoj këtë e keni parë në këto 8 vite. Jo rrallë ne këtë e kemi paguar me një kosto jo të vogël . Interesat tona në këtë propozim janë interesat e shqiptarëve. Dhe interesi i parë kryesor është ndarja e politikës me krimin dhe largimi i politikanëve të korruptuar. Dhe për këtë s’ka pse i hedhim sytë as tek vendet e tjera, as në qiell dhe as në det. Por të shohim të çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët vetë”, tha Basha.