Jo gjithçka është siç duket! Fjoralba Ponari zbulon si janë mbledhjet e ‘Portokallisë’

Siç dihet tashmë, Fjoralba Ponari është moderatorja e re e “Portokallisë” dhe është përshtatur shumë shpejt me këtë format.

Këtë herë Fjoralba ka zbuluar edhe sesi janë mbledhjet e spektaklit përmes një postimi në Instagram, ku në foton e parë shfaqet serioze e në foton e dytë tregon se në realitet ndodh e kundërta.

Moderatorja shfaqet duke qeshur me batutat gjatë mbledhjes dhe shkruan: “Mbledhjet e Portokallisë: Instagram vs. jetë reale”.