Pse Basha nuk i nxjerr emrat konkret sesi do të jetë qeveria nëse fiton zgjedhjet? Analisti Frrok Çupi zbulon arsyen

Analisti Frrok Çupi ka komentuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, që drejtohet nga Lulzim Basha.

Sipas tij, opozita nuk po paraqet një plan konkret sesi do të jetë qeveria, nëse vjen në pushtet pas 25 Prillit dhe kjo sipas tij vjen sepse Basha drejtohet nga dikush tjetër.

Opozita luan rolin e të humburit. Është një e humbur që nuk shkon dot deri te pika fundore e fushatës, që të paraqesë qeverinë e re dhe të thotë këta janë njerëzit që do të përfaqësojnë politikën. Basha luan rolin, sikur e ka dërguar dikush të bëjë një punë dhe në mbrëmje nuk është shumë e rëndësishme se sa punë ka bërë”.-tha Çupi.