Çikat e Kosoves jane te lazderuara, na te jashtit jemi me shume zoja, po vishen shume shkurte, nderhyrjet estetike po me duken shume palidhje

Një deklaratë për mënyrën e veshjes dhe ndërhyrjet estetike te vajzat e Kosovës ka shkaktuar diskutime në rrjetet sociale.

Një grua, duke ndarë mendimin e saj, është shprehur se vajzat në Kosovë janë më të prirura ndaj veshjeve të shkurtra dhe ndërhyrjeve estetike, ndërsa ajo pretendon se gratë që jetojnë jashtë vendit tregohen më të përmbajtura.

“Cikat e Kosovës janë të llastuara, na të jashtit jemi më shumë zonja. Po vishen shumë shkurt, ndërhyrjet estetike po më duken shumë pa lidhje”, është shprehur ajo.

Deklarata ka nxitur reagime të ndryshme nga ndjekësit, duke hapur debat mbi mënyrën e veshjes, standardet e bukurisë dhe zgjedhjet personale.