“3 herë më refuzuan në audicionet e Portokallisë”, Gent Zenelaj e zbulon për herë të parë, tregon çfarë përdori për t’i mbushur mendjen Agron Llakajn të fillonte punë

Aktori Gent Zenelaj ka ndarë një histori interesante gjatë intervistës për moderatoren Ester Bylyku.

Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë.

Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar?

Gent Zenelaj:Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik, dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.”