​Pronarët e pishinave, Qeverisë: Nëse nuk ndryshon vendimi, do ta bllokojmë kufirin me Shqipërinë

Kryetari i Shoqatës së Pishinave, Diamant Paçarizi, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës, deri sonte që të shfuqizoj vendimin për mbylljen e pishinave, në të kundërtën do të protestojnë në kufirin me Shqipërinë. Paçarizi, deklaroi se në kufirin me Shqipërinë nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve për në bregdetin shqiptarë. “Nëse qeveria nuk merr vendim më së paku deri sonte, ne do të mbajmë protestën e radhës në kufirin me Shqipërinë ku do të bllokojmë automjetet që do të dalin nga Kosova. Kërkojmë nga policia që të mos të ketë provokim të situatës për arritjen e qëllimit tonë”,...