Vesa Smolica nuk përmbahet pas skandalit: Një diss i fortë për kolegët që po bën namin!

Vesa Smolica reagon pas publikimit të videove intime nga studioja e Adrian Hilës

Publikimi i disa videove intime, të lidhura me studion e kompozitorit Adrian Hila, ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.

Në mesin e personazheve publike që kanë reaguar lidhur me zhvillimet e fundit është edhe këngëtarja Vesa Smolica.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Smolica ka komentuar gjuhën dhe shprehjet e përdorura gjatë diskutimeve publike rreth kësaj çështjeje.

“Pash Zotin, mos e përdorni më atë shprehjen: ‘E ka yllin n’ballë, e ka mrritë!’ (Po tingëlloni qesharak). Kaq kisha!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur publikimi i videove dhe komentet që kanë pasuar kanë shkaktuar diskutime të gjera në rrjetet sociale dhe në hapësirën publike.