Shëndeti i liderit komunist, çfarë tregojnë shenjat në krahun e Kim Jong un (FOTO)

Shenjat në krahun e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un tregojnë se ai mund ti jetë nënshtruar një operacion në zemër, thonë ekspertët mjekësorë.

Diktatori bëri ditën e djeshme paraqitjen e tij të parë publike pas një periudhe “pushimi”, teksa inauguroi hapjen e një fabrike të plehrave në Sunchon, sipas medias shtetërore koreano-veriore.

Ekspertët mjekësorë kanë vlerësuar pamjet video të vizitës dhe shenjat në krahët e Kim, të cilat sipas tyre, tregojnë se ai ka pasur një operacion kardiovaskular, njofton NK News.

Kim Jong un, i shoqëruar edhe nga gjeneralë të ushtrisë së tij, u pa duke buzëqeshur dhe duke biseduar në ceremoni, por ende ka dyshime mbi vërtetësinë e fotove të publikuara nga regjimi, raporton Syri.net.

Spekulimet për shëndetin e dikatorit komunist janë shtuar teksa ai mungoi në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung, më 15 Prill.

Dita në fjalë është një festë e madhe në Korenë e Veriut dhe Kim si udhëheqës çdo vit bën një vizitë në mauzole, ku prehen si gjyshi ashtu edhe i ati i tij.

Në shumë media ndërkombëtare është folur edhe për një vdekje të mundshme të tij, Sipas tyre, Kim pësoi një goditje në zemër gjatë një vizite në një fshat të Koresë së Veriut, duke iu nënshtruar edhe një operacioni që nuk shkoi siç duhej. Por ende asnjë prej hipotezave nuk është verfikuar në rrugë zyrtare.