Publikoi foton në krevat me Anën, Arjoni rikthehet në ‘Përputhen’ dhe habit me deklaratën

Disa muaj më parë Arjoni u përjashtua nga “Përputhen”, pasi publikoi një foto me Anën në krevat. Ditën e sotme ai ishte sërish pjesë e programit, ku tha troç që nuk është penduar për veprimin e tij.

“Jo. Nuk jam penduar sepse çdo gjë që kam kaluar dhe me femra të tjera më përpara, sot nëse do i takoja rrugës do i puthja në dy faqet dhe ku di unë, do i uroja gjitha të mirat. Unë nuk jam njeri që mbaj inate me njerëzit. Disa persona e kërkojnë. Nuk e meritojnë. Ky ka qenë mësim, sepse ka shumë femra që kanë atë lloj karakteri”, tha Arjoni.