Pas apelit të Yuri Kim, Vangjel Tavo paralajmëron skandalin që do të tronditë Partinë Socialiste: Ja çfarë do të ndodhë nesër

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një thirrje të fortë qytetarëve në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Kim bën thirrje që qytetarët mos ta shesin të drejtën e votimit.

Pas këtij apeli, ish-deputeti Vangjel Tavo paralajmëron se nesër do të denoncojë skandalin e Partisë Socialiste me skemën e re që po tentojnë të blejnë vota.

“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kiminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj.

Don’t sell your right. Don’t surrender your power to criminals. Only YOU must choose your future.

Ambasadore Yuri Kim:

Dhe me këtë apel të Ambasadores së SHBA ju ftoj të më ndiqni nesër në një konferencë për shtyp për të denoncuar një skenar të ri se si po tentohet të blihet dhe manipulohet vota në Gjirokastër.

Do mësoni se sa ulët ka rënë “Rilindja.”, shkruan Vangjel Tavo.