### Një muaj pa Laurentin, miku i tij Egzoni me dedikim prekës
Ka kaluar një muaj nga ndarja nga jeta e Laurent Krasniqit, ndërsa dhimbja dhe mungesa e tij vazhdojnë të ndihen te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Në këtë përvjetor mujor, miku i tij i ngushtë, Egzoni, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të Laurentit së bashku me miqtë e tyre, të shoqëruara me një mesazh në kujtim të tij.
“Laurent, vëllai ynë, miku ynë i zemrës, sot u bë një muaj pa ty. Gjithmonë do të të kujtojmë kështu, të buzëqeshur, siç je në këtë fotografi. Allahu të mëshiroftë e na bashkoftë në Xhenet, inshallah. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, vëlla”, ka shkruar Egzoni.
Në fotografitë e publikuara, Laurenti shihet së bashku me rrethin e tij shoqëror, ndërsa miqtë kanë zgjedhur ta kujtojnë përmes momenteve të përbashkëta dhe kujtimeve që kanë ruajtur me të.
Kujtimi i tij vazhdon të mbetet i pranishëm te njerëzit e afërt, një muaj pas ndarjes së tij nga jeta.