Nese doni te bini ne peshe keto jane 15 gjera qe duhet te beni urgjentisht

Nese doni te humbisni peshe shpejte keshillohet te kombinoni nje diete te ekulibruar me aktivitet fizik. Nese perdorni disa truke ju mund te humbisni peshe shpejte ne nje menyre shume efektive.

1-Largoni ankthin e te humburit peshe

Stresi dhe ankthi ju bejne te ndiheni me te uritur dhe me nervoze. Nese nuk shihni rezultate te menjehershme mos u demoralizoni. Kilogramet do te largohen pa e kuptuar nese ndiqni nje diete te balancuar.

2-Mos i kaloni vaktet

Keshillohet qe te hani 5 here ne dite, mengjes, dy zemra dhe dy vaktet kryesore. Ne kete menyre nuk do te keni kriza urie dhe do ta mbani metabolizmin ne pune.

3-Beni pazar vetem pasi te keni ngrene dhe te ndiheni te ngopur

Kur keni per te blere mos shkoni kurre te uritur.

4-Gjithmone hani nje mengjes te plote

Uria e gjithe dites do te shmanget nese hani nje mengjes te mire. Vakti i mengjesit nuk duhet anashkaluar asnjehere.

5-Levizni dhe beni sport

Nuk te ben pune nese konsumoni pak ushqim. Duke bere aktivtet fizik ju rrisni metabolizmin dhe tonifikoheni.

6-Konsumoni ushqime proteinike

Proteinat ju ndihmojne te ruani masen e vogel trupore dhe muskujt. Ato treten ngadale dhe kjo do t’ju krijoje idene e ngopjes.

7- Mos blini ushqime joshese

Mos blini cokollata, embelsira te gatshme apo patetina.

8-Ne pune merreni dreken nga shtepia

Dreka e balancuar dhe e persosur per te humbur peshe eshte : 80 grame oriz, perime, dhe pak proteina (peshk, mish, apo perime) me nje luge gjelle vaj ulliri.

9-Flini te pakten 8 ore

Mungesa e gjumit ju ben te ndiheni me te uritur, nervoze dhe me te lodhur.

10-Bejini te vecanta ushqimet qe pergatitni

Perdorni ereza me ngjyra dhe mos u zhysni ne pjatat e trishtuara dietike.

11-Shmangni ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura jane e vetmja gje qe duhet te shmangni me cdo kusht pasi kan shume yndyre.

12-Jo kripes, zgjidhni erezat si alternative.

Kripa shkakton fryrje ndaj provoni ereza, limon dhe uthull.

13-Hani ne menyre te thjeshte

Mos gatuani receta shume te perpunuara por thjeshte te shijshme. Ushqimi do te jete me i pershtatshem per nje diete te mire sepse ne kete menyre ju do te kufizoni numrin e perberesve.

14-Ecni, perdorni shkallet

Ecni sa me shume te mundeni dhe harrojeni ashensorin.

15-Stervituni me pesha

Nese sterviteni me pesha ju do te digjni kalori me shpejte dhe do te pershpejtoni metabolizmin tuaj.

Shiko tv shqip live