Në këtë qytezë, të gjithë banorët jetojnë tek e njëjta ndërtesë

Whittier, Alaska, është një qytet i përgjumur në SHBA, i vendosur mes maleve piktoreske. Në buzë të qytetit, ekziston një ndërtesë 14-katëshe e quajtur Kullat Begich – një ish-kazermë e Ushtrisë, që i ngjan një hoteli të vjetër, ku jetojnë thuajsë të gjithë banorët e qytetit, rreth 200.

Shkrimtarja Erin Sheehy dhe fotografi Reed Young vizituan Whittier për një reportazh, “Town Hall”, në California California Magazine. Kur ata hynë për herë të parë në Begih, Sheehy tha se i dukej sikur ishte në një nga sallat e mëdha të gjimnazit.

Në këtë qytezë, të gjithë banorët

Zyra postare është afër hyrjes dhe stacioni i policisë është poshtë në korridor. Dimri është shpesh i vështirë për banorët dhe erërat janë “brutale”. Kjo është edhe një nga arsyet pse banorët kanë gjithçka që ju nevojitet nën një ndërtesë të vetme, nga lavanderia te marketi, klinika shëndetësore etj. Madje, ka edhe një kishë në bodrum.

Ky këtu është Gary Carr, punonjësi i një ushqimoreje me emër “Kozy Korner”. Ai thotë se “të huajve u duket shumë interesant vendi i tyre i vogël”.

Në këtë qytezë, të gjithë banorët

Erika Thompson, një mësuese që jeton në Kullat Begich, thotë se jeta është shumë normale në Whittier. Ajo jep mësim në shkollën që gjendet direkt pak Kullës.

“Për mua është e gjitha si një shtëpi e madhe. Jemi një komunitet nën një çati dhe kemi gjithçka që na nevojitet”.

Së fundmi, një prej videove virale të TikTok, përshkruan pikërisht qytezën Whittier:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BuzzFeed (@buzzfeed)