Hotelet më të shtrenjtë në botë (FOTO LAJM)

Hoteli ‘San Luis Obispo

Turizmi është sektori ku secili përpiqet që të tërheqë sa më shumë vizitorë dhe të ardhura. Biznesmenët janë personat të cilët përmes punës së tyre përpiqen që të sigurojnë sa më shumë objekte për të tërhequr vëmendje.

Hotelet janë ndër ndërtesat më fitimprurëse në këtë sektor. Disa prej tyre kanë realizuar dhoma hoteli nga më të çuditshmet. Përmes fotove ju do të shikoni disa nga hotelet më të bukur dhe më të veccantë në botë.

Në ishujt Fiji, flihet në 12 metra poshtë detit, me pamje nga kopshti i koreleve. Hoteli “Posedion Undersea” , është klasifikuar si më të çuditshmit dhe më të kushtueshmit në botë: ka në total 24 suita luksoze dhe më një shifër që shkon deri në 30 mijë dollarë në javë.

“Arte Luise Kunshotel”, në Berlin, është ëndrra e çdo të pasionuari të artit. Skulptura dhe vepra të zhanreve të ndryshme janë shpërndarë në të gjithë ndërtesën, dhe i njëjti përpunim është përdorur për dekorin e dhomave, ku secila është e ndryshme nga tjetra, sikur të ishin pjesë e një galerie të vërtetë arti.

Hoteli ‘San Luis Obispo’, karakterizohet nga stilet e ndryshme me të cilat janë arreduar dhomat. Nëse në ndonjërën për tyre dominojnë ngjyrat e kuqe, tek suita tjetër krijohet një ambient primitiv, duke u nisur nga struktura në gurë, që i përngjan një shpelle e deri tek veshjet.

“V8 Hotel, në Stoccarda është mbretëria e të dashuruarve pas makinave dhe motorëve. Çdo dhomë në këtë hotel gjerman, është i frymëzuar nga epoka e makinave.

V8 Hotel im Meilenëerk Stuttgart
Të flesh në 50 metra lartësi, me një pamje spektakolare, brenda një Boeing 727 të 1965? Në Costa Rica është e mundur.

Hotel “Glace a Quebec City” në Canada, është prej akulli. Akull, akull e sërish akull, është ajo që e karakterizon këtë hotel ekskluziv, që çdo ditë tërheq turistë nga e gjithë bota, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër.

Hoteli “Treehotel di Boden” i vendosur në mes të natyrës, dhe pikërisht në pyjet e Suedisë, i lë të gjithë me vizitorët pa frymë. Dhomat janë ndërtuar mes degëve të pemëve, janë vendosur në ajër dhe kanë format nga më të ndryshmet.

Në dhomën “UFO”, mund të përjetoni ëndrrën e të jetuarit në një film fantashkencë.

Hotel, "Treehotel di Boden"

Hotel, “Treehotel di Boden”

Hoteli ‘San Luis Obispo

Hoteli ‘San Luis Obispo

V8 Hotel im Meilenwerk Stuttgart

V8 Hotel im Meilenwerk Stuttgart

Hotel 'Boeing 727'

Hotel ‘Boeing 727’